By Triad

Agjenci SEO, Zhvillim Web Dhe Marketing Dixhital Në Shqipëri

Specialistë Në SEO, Zhvillim Web, Branding, Google Ads

By Triad ndërton website, aplikacione dhe strategji SEO e reklamimi për biznese në Shqipëri dhe Kosovë, që e shëndërrojnë rritjen online në rritje reale të biznesit.

Shiko Shërbimet

Shërbime SEO, Zhvillim Web, Branding Dhe Google Ads

Ofrojmë shërbime të integruara SEO, zhvillim web dhe mobile, branding dhe Google Ads. Çdo shërbim planifikohet duke marrë parasysh objektivat e biznesit dhe mënyrën se si kanalet dixhitale ndikojnë te njëri-tjetri.

01SEO

Dukshmëri organike në Google dhe në motorët e kërkimit me AI.

02Zhvillim Web Dhe Mobile

Website dhe aplikacione të shpejta, të ndërtuara për konvertime.

Bizneset Që Na Besojnë

Nga platforma marketplace te sisteme të brendshme, klikoni një logo për të parë projektin.

Gjej Pro, klient i By Triad
MSC Cert, klient i By Triad

Procesi Ynë I Punës

Pa surpriza gjatë rrugës: e njëjta strukturë për çdo projekt, e përshtatur me shkallën e biznesit tënd.

  1. 01

    Analizë & Auditim

    Shohim website-in, konkurrencën dhe të dhënat ekzistuese përpara se të propozojmë çdo gjë, jo një paketë standarde.

  2. 02

    Strategji

    Përcaktojmë objektivat, prioritetet, strukturën dhe kanalet që kanë më shumë ndikim në rezultatet e biznesit.

  3. 03

    Ekzekutim

    Zbatojmë ndryshimet teknike, përmbajtjen dhe fushatat, me afate të qarta dhe pa surpriza gjatë rrugës.

  4. 04

    Raportim & Optimizim

    Raporte të kuptueshme, jo metrika të fryra pa kuptim praktik. Përshtatim strategjinë bazuar në të dhënat dhe rezultatet.

Pse Të Zgjedhësh By Triad

Zhvillim Dhe SEO Nën Një Çati

Pozicionimi varet nga si është ndërtuar website-i. Kur zhvillimi dhe SEO-ja bëhen nga i njëjti ekip, humbet konflikti klasik mes tyre.

SEO Dhe GEO/AEO

Optimizojmë website-in jo vetëm për rezultatet tradicionale të Google, por edhe për AI Overviews dhe platformat e kërkimit me inteligjencë artificiale.

Ekip I Vogël, Kontakt Direkt

Flet me njerëzit që punojnë faktikisht në projektin tënd, jo me një account manager që përcjell mesazhe.

Raportim Transparent

Raportojmë rezultatet, progresin dhe fushat që kërkojnë përmirësim, me të dhëna të qarta dhe të kuptueshme.

Pyetjet Më Të Shpeshta

Sa Kohë Duhet Për Të Parë Rezultate Nga SEO?

Për SEO lokal, ndryshimet e para (Google Business Profile, faqe lokale) mund të japin sinjale brenda 4-8 javëve. Për pozicione konkurruese kombëtare zakonisht duhen 3-6 muaj, në varësi të konkurrencës dhe gjendjes fillestare të website-it. Shmangim premtimet që nuk maten. Do t'i shohësh të dhënat çdo muaj.

Sa Kushton Një Website Profesional?

Varet nga numri i faqeve dhe funksioneve. Një website i thjeshtë për një profesionist kushton më pak se një platformë e personalizuar me sistem menaxhimi. Shiko paketat tona te faqja e Çmimeve, ose na shkruaj për një ofertë të saktë.

Çfarë Është GEO/AEO Dhe Si Ndikon Në Dukshmërinë Në AI?

GEO (Generative Engine Optimization) dhe AEO (Answer Engine Optimization) janë optimizim për t'u shfaqur si përgjigje në ChatGPT, Gemini, Perplexity dhe AI Overviews të Google, jo vetëm në listën klasike të rezultateve. Kjo rrit dukshmërinë tënde pikërisht aty ku po lëviz kërkimi sot. Kjo faqe vetë është ndërtuar duke ndjekur këto parime.

A Punoni Me Biznese Jashtë Shqipërisë?

Baza jonë është Durrësi, por ekipi ka mbi 7 vite përvojë duke punuar me klientë amerikanë dhe anglezë jashtë vendit. Po hyjmë tani në tregun shqiptar me të njëjtin profesionalizëm, për t'i bërë gjërat më të thjeshta për të gjithë, thjesht "si jashtë shtetit". Për SEO ndërkombëtar dhe zhvillim, vazhdojmë të punojmë edhe me klientë jashtë rajonit.

A Mund Të Marr Vetëm Një Shërbim?

Çdo shërbim ofrohet më vete. Mund të fillosh vetëm me SEO, vetëm me një aplikacion web apo vetëm me Google Ads. I kombinojmë kur ka kuptim strategjik, jo si paketë e detyruar.

Kërko Një Konsultë

Na trego shkurt për biznesin dhe objektivat e tua. Do të të kthehemi me hapat konkretë që rekomandojmë.

Refero Një Biznes

Na prezanto me një biznes që mund të përfitojë nga shërbimet tona. Nëse bëhet klient, do të të falënderojmë për referimin.